Çarjet e para në Grupin Parlamentar të VV-së: Zëra kundër bllokadës së Kuvendit

by engel

Analisti politik Burim Ramadani ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar se janë shfaqur shenjat e para të mospajtimit të brendshëm.

Sipas Ramadanit, këto zëra nuk lidhen me ambicie individuale, por me kundërshtime parimore dhe konceptuale ndaj kursit të bllokadës që, sipas tij, po e dëmton Kosovën.

banner

Ramadani thekson se taktikat e ngërçit institucional po e shtyjnë shtetin drejt kolapsit politik. Për këtë arsye, ai vlerëson se ngritja e zërave kundërshtues brenda VV-së duhet të vazhdojë, pasi vetëm kështu mund të ndalet bllokimi që po i bëhet Kosovës.

Në postimin e tij, Ramadani shpreh bindjen se këto pakënaqësi të para brenda Grupit Parlamentar mund të shërbejnë si pikënisje për një proces demokratizimi të brendshëm në VV. Megjithëse sipas tij ky proces po vjen me vonesë, pritet që me kalimin e kohës edhe në organet partiake të ketë më shumë hapësirë për mendime të lira, pa frikën e linçimit.

Ramadani gjithashtu bën dallimin mes diskutimeve jopublike dhe atyre publike brenda VV-së. Ai pohon se në mbledhjet e brendshme zërat kundërshtues ndaj bllokadës janë të shumtë, ndërsa në publik paraqitet vetëm një rreth i vogël që ka uzurpuar rolin e zërit zyrtar të partisë.

Në përfundim të komentit të tij, analisti politik nënvizon se kjo është hera e parë që brenda Grupit Parlamentar të VV-së po dëgjohen hapur zëra ndryshe. Për Ramadani, ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit politik të partisë dhe një mundësi për të shmangur kolapsin institucional të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy