Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka ndarë detaje intime për marrëdhënien e saj me të fejuarin, aktorin Callum Turner, duke e përshkruar lidhjen si një histori dashurie të rrallë dhe intensive.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar US, Dua tha se ndihet e bekuar që ka gjetur një dashuri të tillë:
“E dua dashurinë. E gjen veten duke rënë kaq intensivisht në mënyrën më të mirë të mundshme. Është e frikshme, por ndihem me fat që e ndiej.”
Çifti u përfol për herë të parë në janar 2024, duke konfirmuar lidhjen disa muaj më pas. Fejesa erdhi gjatë Krishtlindjeve të po atij viti, të cilën Dua e përshkroi si një “vendim për t’u plakur së bashku”. Ajo e quajti Turner “shokun e saj më të mirë përjetë”.
Këngëtarja gjithashtu rrëfeu se dëshiron të ketë fëmijë në të ardhmen, edhe pse ende po mendon se si amësia do të ndërthuret me karrierën muzikore. Planet për dasmën janë në pritje për shkak të angazhimeve profesionale, por Dua nuk e fsheh se është “e fiksuar” me unazën e fejesës.
Ajo kujtoi gjithashtu momentin e parë me Turner në Londër, të cilin e cilësoi si të destinuar: “Një mijë për qind, mendoj se ishte e shkruar të ndodhte”.