Deliu-Kodra: “PDK nuk do të bëhet shkelëse e Kushtetutës – Votojmë kundër Albulena Haxhiut!”

by engel

Në një deklaratë të papërmbajtur para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka lëshuar një mesazh të qartë dhe pa ekuivok: partia e saj do të votojë kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Kosova ka probleme shumëfish më të mëdha se emërimi i Albulena Haxhiut. Ne nuk do të bëhemi shkelës të Kushtetutës,” tha Deliu-Kodra, duke e cilësuar kandidaturën si të papranueshme në dritën e aktgjykimeve të fundit.

banner

Ajo shtoi se përfaqësuesit publikë duhet të mësohen të mos vënë në dyshim vendimet e gjykatave, duke paralajmëruar se PDK-ja nuk do të tolerojë asnjë tentativë për të relativizuar rendin kushtetues.

“Do ta respektojmë aktgjykimin. Votojmë kundër Albulena Haxhiut,” përfundoi ajo, duke e kthyer votimin e sotëm në një moment përballjeje politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy