Eurovisioni 2026 rikthehet në Vjenë pas 11 vitesh

by engel

Pas më shumë se një dekade, Eurovisioni do të mbahet sërish në kryeqytetin austriak, Vjenë. Transmetuesi publik ORF njoftoi se finalja e madhe e konkursit evropian të këngës do të zhvillohet më 16 maj 2026, duke e përzgjedhur Vjenën përpara qytetit rival Innsbruck.

Këtë vit, Austria fitoi trofeun me këngëtarin 24-vjeçar austriako-filipinas, JJ, i cili siguroi të drejtën që vendi i tij të presë edicionin e 70-të të Eurovisionit.

banner

“Reputacioni i Vjenës si një nga qendrat më të rëndësishme muzikore në botë dhe pozita e saj në zemër të Evropës e bëjnë qytetin ideal për të pritur këtë edicion historik,” tha Martin Green, drejtori i Eurovisionit, pas njoftimit zyrtar.

Vjena e ka pritur për herë të fundit konkursin në vitin 2015, pas triumfit të Conchita Wurst, si dhe më herët në vitin 1967. Sot, Eurovisioni është shndërruar në një nga spektaklet muzikore më të ndjekura globalisht, me mbi 166 milionë shikues në 37 vende, duke e kthyer eventin në një fenomen kulturor që mbërthen edhe brezin e ri përmes rrjeteve sociale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy