FC Prishtina transferon mbrojtësin holandez Christopher Mamengi

by Nexhat

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez Christopher Mamengi, i cili vjen për të forcuar repartin e mbrojtjes me përvojën dhe cilësitë e tij.

Mamengi, 24-vjeçar, është produkt i akademisë së FC Utrecht, ku kaloi një periudhë të rëndësishme zhvillimi dhe bëri paraqitjet e para si profesionist me Jong Utrecht në Eerste Divisie (liga e dytë në Holandë).

banner

Në vitin 2023, ai iu bashkua Almere City, ekip i Eredivisie-s, ku grumbulloi përvojë të vlefshme në një kampionat shumë konkurrues. Me Almere City, Mamengi u shqua si një mbrojtës i qetë me topin, i aftë në ndërtimin e lojës dhe i disiplinuar në aspektin mbrojtës.

Po ashtu, ai ka përfaqësuar Holandën , në grupmoshat e reja U15, U16, U17 dhe U19. Me kombëtarën holandeze, U17 kishte arritur ta fitoj vendin e parë në kampionatin evropian.

“Jam i gatshëm për ti arritur objektivat të cilat i ka klubit më të madh në Kosovë. Me padurim pres të futem në fushë dhe ta jap maksimumin për tifozët e zjarrtë të klubit Plisat. Shihemi të dielën”, deklaroi Mamengi për faqen zyrtare të klubit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy