KAÇANIK/ Arrestohet një 24-vjeçar në kërkim

by Nexhat

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të kërkuar mbrëmjen e së martës në fshatin Bob të Kaçanikut.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është K. Ç., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për shkak të një dënimi me burgim efektiv prej tetë muajsh.

banner

Ai ishte dënuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Arrestimi u krye në orën 22:15, më 19 gusht, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dënuari është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy