Kadrijaj: Edhe në seancat e tjera LVV-ja do të propozojë kandidatë që nuk kanë vota

by Nexhat

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e akuzoi LVV-në se me qëllim sot propozoi kandidate që nuk e kanë mbështetjen e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

“Do të shihni, edhe në seancat në vijim do të propozohen figura të tilla që nuk kanë përkrahje”, tha ajo.

banner

Kadrijaj tha se seanca e sotme është dashur të nisë me një “kërkimfalje” nga Dehari dhe LVV-ja, pasi siç tha, “e kanë shkelur Kushtetutën.

Ajo tha se partitë që ishin në opozitë kanë ofruar alternativa për daljen nga ngërçi politik, por LVV-ja nuk i ka pranuar këto opsione.

“Po shihet që LVV-ja nuk është e interesuar për zhbllokim të situatës” tha ajo, duke iu referuar propozimit për kryeparlamentare të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës./REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy