“Ne do ta votonim Konjufcën e Bogujevcin – Kurti nuk i ka as këta 57 deputetë për qeverinë”, Abelard Tahiri për herë të parë permend emra

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Partia Demokratike e Kosovës do ta votonte për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën apo Saranda Bogujevcin.

Ai tha se Konjufca ka qenë më korrekt gjatë punës së tij në krye të kuvendit.

banner

“Sot e pam votimin e hapur për dy zonjat qe i propozoi LVV dhe nuk i morën votat e mjaftueshme. Kjo është një krizë e sajuar nga Kurti. PDK ka ofru zgjidhje, nuk do ta votonim Mimoza Kusari Lila për shkak të komunikimit me kriminelin Radojiçiq…Kurti nuk i ka numrat, as këta 57 deputetë që ia votuan znj.Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pra nuk ka marrëveshje as me komunitete për qeverinë. Kriza reale është kur të vijmë tek Qeveria”, u shpreh Tahiri.

“Ne do ta votonim Konjufcën ose Bogujevcin, është hera e parë që po përmendim emra”, deklaroi Tahiri në Pressing,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy