Papa Leoni XIV: Lutje për paqe në Ukrainë dhe fundin e konflikteve globale

by engel

Në një thirrje publike nga Selia e Shenjtë, Papa Leoni XIV u ka bërë apel të gjithë besimtarëve që të bashkohen në lutje dhe agjërim për paqen në Ukrainë dhe në vendet e tjera të prekura nga lufta.

“Ndërsa Toka jonë mbetet e plagosur nga luftërat në Ukrainë dhe në shumë rajone të tjera të botës, i ftoj të gjithë besimtarët që më 22 gusht ta jetojnë ditën me agjërim dhe lutje, duke iu lutur Zotit për paqe, drejtësi dhe ngushëllim për ata që vuajnë nga konfliktet e armatosura,” deklaroi Ati i Shenjtë.

banner

Gjatë fjalës së tij në Vatikan, Papa theksoi nevojën urgjente për t’i dhënë fund dhunës dhe për të mbrojtur jetën e civilëve. Ai ka përsëritur thirrjen e tij të vazhdueshme për paqe, duke theksuar se çdo jetë e humbur është një plagë për njerëzimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy