Reagim politik nga Këshilltari i Kryetarit të Prishtinës: “Uran, flejë dathë e mos premto gjëra të pamundura!”

by engel

Këshilltari i kryetarit të Prishtinës, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit të PDK-së për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, i cili premtoi se nëse fiton zgjedhjet do ta ndalojë ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” dhe do ta rikthejë atë në rrugë të qarkullueshme.

Në një postim në “Facebook”, Gecaj e quajti të pabazë këtë zotim të Ismailit, duke i thënë që të merret me çështje më të rëndësishme e jo të manipulojë opinionin me premtime të parealizueshme.

banner

“Flejë dathë Uran… sepse sheshin do ta hapë Përparim Rama – dhe atë në një formë që do t’i kenë lakmi jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe më gjerë. Mendo përtej Uran, mos lejo të ta kufizojnë vizionin anarkistët!”, ka shkruar Gecaj.

Ai më tej e akuzon kandidatin e PDK-së dhe partinë e tij se me këtë lloj fushate po e ndihmojnë më shumë Vetëvendosjen sesa vetveten në garën për kryetar të Prishtinës.

“E njëjta po ndodhë edhe me sheshin, Uran: veçse në Kryeqytet, PDK po e ndihmon LVV-në!”, shtoi Gecaj, duke e ftuar Ismailin të kujtohet edhe për rolin e tij si deputet në Kuvend.

Ky reagim vjen në kulmin e përplasjes politike mes partive në prag të zgjedhjeve lokale, ku çështja e zhvillimit urban të Prishtinës është kthyer në një ndër temat kryesore elektorale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy