Reali mund ta humbë në tavolinë lojën me Osasunën, zbulohet arsyeja

by Nexhat

Ndeshja e parë e Franco Mastantuonos me fanellën e Real Madridit është karakterizuar me një polemikë “burokratike”.

Talenti argjentinas hyri në lojë mbrëmë kundër Osasunës në fitoren 1:0, ndërsa u paraqit me fanellën me numër 30, tipike e skuadrës së rezervistëve.

banner

Një zgjedhje që rrezikon të transformohet në një çështje ligjore.

Sipas Miguel Galán, avokat dhe president i Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Trajnerëve (CENAFE), “Los Blancos” e kanë bërë një “rreshtim të parregullt”, përcjell “Gazeta Express”.

Arsyeja: Mastantuono, i blerë për 60 milionë euro, është në fakt lojtar i ekipit të parë dhe nuk mund të regjistrohet formalisht si lojtar i Castillas.

Për këtë arsye, Osasuna i ka 24 orë kohë për ta prezantuar ankesën në Komisionin e Garave të RFEF, i cili madje mund t’ia japë Realit një humbje në tavolinë.

Çështja madje shkon përtej një ndeshjeje. Siç raporton mediumi spanjoll “Sport”, derisa Mastantuono nuk do të jetë i angazhuar rregullisht me skuadrën e rezervistëve, çdo paraqitje e tij me grupin profesionist do të mbetet subjekt i debatit.

Dhe, nuk është një detaj i vogël: numri 30 i zgjedhur nga lojtari, një “kapriçio” personale, është në kundërshtim me rregullat e Ligës rreth zgjedhjes së numrit të fanellës.

Në realitet, prapa kësaj zgjedhjeje ka mundur të jetë edhe një veprim strategjik i Real Madridit: që ta lirojë një vend në ekipin zyrtar dhe për t’i lehtësuar llogaritë e “fair-play” financiar.

Megjithatë, kjo manovër rrezikon të kthehet kundër “Merengues” nëse autoritetet federale vendosin të ndërhyjnë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy