Shqipe Selimi i publikon statuset e Gërvallës për Rexhep Selimin më 2020: Kjo është arsyeja e mospjesëmarjes në votim

by Nexhat

Deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti- Selimi, ka reaguar pasi në seancën e sotme nuk mori pjesë fare në votim kur u propozua Donika Gërvalla për kryeparlamentare.

Ajo ka thënë se mospjesëmarrja nuk lidhet me motive partiake, por ka të bëjë me postimet e Gërvallës në vitin 2020.

banner

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.”

Ajo ka bashkangjitur statuset e Gërvallës kur kjo e fundit e quante Rexhep Selimin figurë e krimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy