Një zyrtar i Komunës së Pejës, Luan Gashi, dyshohet se është përfshirë në konsumim të lëndëve narkotike. Pamjet të siguruara nga KALLXO.com tregojnë momentin kur ai shihet pranë substancave të dyshuara narkotike, të cilat vetë Gashi i ka konfirmuar se i përkasin atij.
Personi që shihet në video është Luan Gashi, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Në tavolinë, krahas substancave të dyshuara, shihet edhe një armë zjarri. Për këtë të fundit, Gashi ka deklaruar se e posedon me leje.
“Po, unë jam udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Unë jam në ato pamje”, ka thënë ai përmes një mesazhi pas një telefonate konfirmuese.
Shiko videon: