Debat lidhur me propozimet e VV-së: Gaxherri akuzon Kurtin se po i shfrytëzon gratë për të zgjatur pushtetin

by engel

Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për postin e kryetares së Kuvendit në seancën e së mërkurës, por asnjëra prej tyre nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Haxhiu mori gjithsej 57 vota, ndërsa Gërvalla një më pak, pasi Shqipe Selimi – bashkëshortja e Rexhep Selimit – nuk e votoi bashkëpartiaken e saj.

banner

Në emisionin “Ora Shtatë”, lidhur me këtë çështje u zhvillua debat mes analistes Magbule Shkodra dhe gazetarëve Ardian Gaxherri e Arlind Imeri.

Shkodra u shpreh se është pozitive fakti që VV po respekton aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos përsëritur të njëjtin propozim për kryeparlamentar. Sipas saj, po të kishte kompromis dhe marrëveshje me partitë e tjera, kryetari i Kuvendit do të ishte zgjedhur në seancë. Ajo shtoi se në seancën e 22 gushtit, Vetëvendosje mund të propozojë Mimoza Kusari-Lilën për këtë pozitë.

Ndërkohë, gazetari Ardian Gaxherri hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, duke thënë se ai po i shfrytëzon gratë në politikë.

“Albin Kurti i shfrytëzon gratë, sepse gratë janë krijesa më të buta dhe është më e vështirë të përballesh me to. Meshkujt e kanë më të lehtë të ngrisin zërin ndaj burrave, por jo ndaj grave”, tha Gaxherri.

Me këtë qëndrim u pajtua edhe gazetari Arlind Imeri, i cili theksoi se, sipas tij, Kurti përdor çdo individ vetëm për aq kohë sa i nevojitet për pushtet.

“Albin Kurti nuk ka problem të shkelë mbi secilin individ, qoftë burrë apo grua, për të arritur qëllimin e tij politik”, tha Imeri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy