Drita përballet sërish me Differdange, këtë herë për ëndrrën europiane

by jonzefaj

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, sonte zhvillon përballjen e parë në rrugën drejt kualifikimit historik, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kundër kampionit nga Luksemburgu, skuadrës Differdange 03, të cilën Drita e kishte eliminuar në fillim të muajit korrik, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, sonte nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, gjilanasit luajnë “Finalen e Parë”, në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

banner

“Nesër na pret ndeshje ndaj një kundërshtari që kemi njohuri. E kishim në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Ka disiplinë taktike dhe është vështirë të depërtosh në mbrojtjen e tyre. Duhet të kemi durim dhe qasje profesionale, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Duhet të gjejmë hapësira dhe të këmbëngulim në lojë më ofensivë. Jemi të barabartë dhe do të isha i lumtur të udhëtonim edhe me avantazh minimal, ashtu siç bëmë herën e parë. E rëndësishme është të mos pranojmë gola. Duhet të jemi racionalë dhe të shënojmë. Nëse shkojmë me një gol avantazh, do të ishim të kënaqur”, ka thënë Ramadani në konferencë për media të mërkurën.

Ramadani pranoi se Drita është favorite në letër. Por, ai ka insistuar se në fushë do të përballen dy skuadra të barabarta.

Drita është në krizë të rezultateve. Fitoret e fundit i ka arritur pikërisht ndaj kundërshtarit që do ta ketë të enjten dhe pas një jave.

Pas fitoreve ndaj Differdanget, Drita humbi pesë ndeshje, në kupat evropiane dhe së fundit edhe nga Ferizaj, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy