Federata Spanjolle dënon Muriqin pas ndërhyrjes së ashpër ndaj portierit të Barcelonës

by engel

Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka marrë vendim për suspendimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen mes Mallorcës dhe Barcelonës.

Muriqi është dënuar me një ndeshje pezullim, pasi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj portierit të Barcelonës, Joan Garcia. Episodi ndodhi gjatë sfidës së javës së parë të La Ligas, ku Mallorca u mposht me rezultat të thellë 3:0.

banner

Në minutat e para të pjesës së dytë, Muriqi ngriti këmbën lart në një përpjekje për të kapur topin, por përfundoi duke goditur në kokë portierin kundërshtar. Fillimisht, gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR, vendimi u ndryshua në karton të kuq direkt.

Vendimi i Federatës vjen si konfirmim i qasjes së saj ndaj sigurisë së lojtarëve dhe disiplinës në fushë. Mallorca do të duhet të përballojë mungesën e Muriqit në ndeshjen e radhës, ndërsa Garcia, sipas raportimeve, nuk ka pësuar lëndime serioze.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy