Ismet Kryeziu kritikon KQZ-në për moscertifikimin e Listës Serbe: Po cenohet barazia dhe e drejta për garim

by Nexhat

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të moscertifikuar Listën Serbe në zgjedhje.

Ai e ka cilësuar këtë si një qasje që cenon barazinë dhe të drejtën për garim, duke e krahasuar me “gjykime dhe linçime publike”.

banner

“KQZ-ja, e përbërë nga një ‘tavolinë burrash’, nuk e paska certifikuar Listën Serbe për garim në zgjedhje, dhe vendimet e saj po kthehen në gjykime e linçime publike. Me këtë qasje cenohet barazia dhe e drejta për garim, ndërsa institucionit i vihet një peshë në qafë për folklorizëm politik, ndërsa Kosova zhvlerëson fuqinë e saj dhe bëhet më e cenueshme”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, patriotizëm sot nënkupton respektimin e rendit kushtetues dhe integrimin e komunitetit serb në Kosovë, e jo përjashtimin e tyre nga proceset politike.

“Është e dhimbshme kur një klasë politike bie pre e demagogjisë dhe, për një grusht votash, e vendos Kosovën në linjat e kuqe si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë, duke dëmtuar imazhin dhe partneritetin ndërkombëtar”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy