Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje granti me Këshillin e Evropës për fuqizimin e grave lidere

by engel

Komuna e Prizrenit ka zyrtarizuar marrëveshjen për një grant të fituar në kuadër të projektit “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”, të mbështetur nga Këshilli i Evropës.

Marrëveshja u nënshkrua me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Mary Ann, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të transparencës institucionale dhe përfshirjes qytetare në proceset vendimmarrëse.

banner

Në kuadër të këtij programi, Komuna e Prizrenit ka aplikuar me projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”, që synon zhvillimin e kapaciteteve të grave zyrtare komunale përmes organizimit të punëtorive dhe forumeve të dedikuara për lidershipin.

Projekti fokusohet në promovimin e qeverisjes së hapur dhe përfshirjes aktive të grave nga të gjitha komunitetet në hartimin e politikave gjithëpërfshirëse.

Ky angazhim përfaqëson një mundësi strategjike për forcimin e demokracisë lokale dhe për avancimin e barazisë gjinore në qeverisjen komunale të Prizrenit.

Linku i burimit: https://www.facebook.com/share/p/16crhVFqJW/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy