Kundërpërgjigjet Hamiti: Rugovistët e VV-së janë dezertorët e LDK-së

by engel

Pas deklarimit të deputetit Faton Peci, i cili tha se Donika Gërvalla është më LDK se vetë anëtarët e saj, ka ardhur një reagim i ashpër nga anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti.

Në një postim në Facebook, Hamiti ka akuzuar ashpër të ashtuquajturit “Rugovistë” brenda Vetëvendosjes, duke i cilësuar ata si tradhtarë të partisë së Ibrahim Rugovës.

banner

“Rugovistët e VV-së janë dezertorët e LDK-së, partisë së Ibrahim Rugovës, të cilin VV-ja e Albin Kurtit e quante kolaboracionist”, ka shkruar Hamiti.

Ky reagim i Hamitit vjen pas propozimit të Donika Gërvallës nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, vendim që ka nxitur reagime të shumta brenda skenës politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy