Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë

by Nexhat

Policia e Shtetit në Shqipëri ka shpëtuar të enjten tre turistë që po rrezikonin të mbyteshin në thellësi në plazhin e Velipojës.

Veprimi i shpejtë i shërbimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, parandaloi një tragjedi.

banner

Turistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, po laheshin në det të thellë dhe nuk po arrinin të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë u angazhua një skaf i Policisë Kufitare.

Me anë të mjetit lundrues, forcat e rendit lokalizuan shpejt tre shtetasit dhe i kthyen ata në breg të sigurt.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të treve është e mirë.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë konfirmuan se shërbimet e tyre do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit veror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy