“Prishtina nuk po funksionon”, Hajrulla Çeko tregon cilat janë tre shtyllat e programit të tij

by Nexhat

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeko, zbuloi në Pressing në T7 tri shtyllat kryesore të programit të tij për kryeqytetin.

Çeko shprehi interesim që të punojë me të gjithë asambilstët e partive “që të ndërtojmë konsenmsus dhe vendimmarrje”, tha ai, në rast se do t’i fitonte zgjedhjet.

banner

“Vizioni im i ka tri shtylla, e para është qytet funksional. Qyteti ynë nuk është duke funksionu. Shtylla jonë e dytë është kryeqytet që zhvillohet, ekonomitë tona familjare. Ndonëse jetohet në një zonë me potencial shumë të lartë nuk janë në nivelin e mirëqenies së duhur ekonomike. Shtylla jonë e tretë është Prishtina e barazive, në Prishtinë sot ka shumë pabarazi. Duhet të punojmë në politika sociale që t’i zbusim pabarazitë që ekzistojnë në Prishtinë”, tha Çeko 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy