Pse nuk e shpallni organizatë terroriste? Çeko flet për moscertifikimin e Listes Serbe në KQZ

by Nexhat

Ministri i Kulturës në detyrë, Hajrulla Çeko, u pyet në Pressing në T7 se përse nuk po e shpallin organizatë terroriste Listen Serbe, por po vijohet me mosçertifikim të saj për zgjedhje lokale, sikurse sot, vendim ky që mund të përmbyset nga instancat më të larta.

Çeko deklaroi se “një formacion si Lista Serbe me veprimtarinë e viteve të fundit nuk ishte dashtë me u ulë në karrige të Kuvendit të Kosovës”.

banner

“Autoriteti që e Administron këtë fushë është KQZ-ja dhe ne të gjithë i kemi përfaqësuesit atje. Kemi vetëm dy vota në KQZ, shumicën e kanë të tjerët se kështu është përbërja e KQZ-së”, tha Çeko në Pressing,

“Rasti Banjska dhe ndërlidhja e Listës Serbe me Beogradin dhe veprimet kundër shtetit të Kosovës janë bazë e mjaftueshme për qëndrimin që e mbajnë. Unë i mbështes për qëndrimin që e kanë mbajtë sot (në mbledhjen e KQZ-së)”, shtoi ai.

“Ne i kemi shpallë organizata terroriste organizatat që kanë vepru në veriun e Kosovës, të ndërlidhura me Listën Serbe dhe Beogradin”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy