Shtufi: 3-4 mijë shqiptarë në Zvicër janë milionerë

by informim peje

Publicisti, Pal Shtufi ka ndarë një statistikë interesante gjatë emisionit Rubikon, ku po diskutohet rreth temës se a dallon mërgata shqiptare varësisht vendit ku jetojnë.

Shtufi i cili jeton në Zvicër tash e disa vite, tha se në këtë vend jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë që e kanë statusin e milionerit. Ata kryesisht sipas Shtufit, janë gjenerata e re që tërë shkollimin e kanë përfunduar në Zvicër.

banner

“Statistikë të saktë nuk kam. Unë vet jam marrë me biznes një kohë të gjatë edhe e di që dikund 3-4 mijë shqiptarë janë milionerë, mos qofshin më shumë e po ju hy në hak se po flas me të dhënë të vjetra. Ata kryesisht janë gjenerata e re, gjenerata që prej çerdhes e deri në universitet e kanë përfunduar aty. Ata janë të pa zhurmshëm, vijnë këtu ju as që e vëreni, ata nuk bien në sy. Unë zakonisht e them bien në sy këtu do dhëndurë që na vijnë e nuk janë integruar shpejt atje, i blejnë do kerre të shtrenjta edhe i bëjnë do probleme”, tha Shtufi.

Sipas Shtufit ata që bien në sy janë problematikët. Ai madje e ka ndarë edhe një rast me të cilin ka hasur në rrugë gjatë këtyre ditëve në Prishtinë.

“Sot bile njëni e ka bë një problem me numra të Zvicrës e pashë qatë djalin çfarë fytyre ke. Kerri ishte i shtrenjtë shumë, me numra të vegjël tre numërshe 123, që është tepër i rrallë përveç zviceranëve që mund ta kenë”.

“Ajo tregon që ai është martuar dikund mirë edhe i ka trashëguar numrat, se e ke këtë të drejtë brenda familjes. Mirëpo sjellja e tij nuk ishte konform atyre numrave që i kishte në veturë se ata zakonisht zviceranët të vjetër”, tha Shtufi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy