Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të tërhiqet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar drejtpërdrejt mes Rusisë dhe Ukrainës, duke sugjeruar që Moska dhe Kievi të zhvillojnë fillimisht një takim mes liderëve të tyre pa përfshirjen e tij. Lajmi u raportua nga “The Guardian”, duke iu referuar zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.
Në një intervistë me prezantuesin Mark Levin, Trump theksoi se një dialog i drejtpërdrejtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte më efektiv si hap fillestar. Një zyrtar amerikan e përshkroi këtë si një “qëndrim prit dhe shiko”, duke nënvizuar se Trump ka dorëzuar edhe dokumente të ndjeshme të çështjes tek senatori Marco Rubio.
Në një postim në rrjetin social “Truth”, Trump kritikoi administratën e presidentit Joe Biden, duke e cilësuar si “të paaftë dhe të korruptuar”, ndërsa shtoi se lufta nuk do të kishte shpërthyer nëse ai do të ishte president.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti J.D. Vance deklaroi se Evropa duhet të marrë barrën kryesore të garancive të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se Rusia kërkon të sigurojë territore që tashmë i ka pushtuar pjesërisht, ndërsa Ukraina kërkon garanci për integritetin territorial dhe mbrojtjen nga pushtimet e ardhshme.