Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka deklaruar para mediave se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, duke akuzuar ish-opozitën për bllokimin e funksionalizimit të institucioneve.
Deklarata e Avdylit u bë pak para nisjes së seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se qytetarët po e kuptojnë qartë se kush po pengon proceset demokratike.
“Neve shprehim keqardhje për ta, sepse qytetari po e sheh se kush është bllokuese,” u shpreh Avdyli, duke nënvizuar se Vetëvendosje pritet të mbajë një mbledhje të brendshme ku do të bëhet publik emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit.
“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt,” përfundoi ai.