Dështimi i rradhes për konstituimin e Kuvendit – sot dështoi propozimi për Hekuran Muratin

by engel

Zgjedhja e Hekuran Muratit si kryetar i Kuvendit të Kosovës dështoi në vazhdimin e seancës konstituive të mbajtur sot, ku propozimi i tij u shoqërua me reagime të forta nga deputetët.

Nga 115 deputetë të pranishëm, vetëm 57 votuan pro, 52 kundër dhe 7 abstenuan — rezultat që nuk mjaftoi për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash.

banner

Seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se ajo do të vazhdojë më 24 gusht. Propozimi për Muratin u bë nga Donika Gërvalla, por u prit me kundërshtime të zëshme në sallë.

Kjo është tentativa e tretë e Lëvizjes Vetëvendosje për të emëruar kryeparlamentarin, pas dështimeve të mëparshme me kandidaturat e Albulena Haxhiut dhe vetë Donika Gërvallës më 20 gusht. Asnjëra nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.

Seanca e sotme u mbajt pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcakton se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur. Një kandidat mund të votohet maksimumi tri herë dhe pjesëmarrja e deputetëve është e detyrueshme.

Vetëvendosje akuzon PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe për bllokimin e procesit, duke theksuar se kundërshtimi nuk lidhet me emrat e kandidatëve, por me vetë partinë. Ndërkohë, partitë opozitare e akuzojnë Vetëvendosjen për kandidatura të qëllimshme pa mbështetje, duke sugjeruar se partia fituese e ka ditur paraprakisht mungesën e votave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy