Dhunë në familje në Shtime: 50-vjeçari në kërkim, në shtëpi i gjendet armë me fishekë

by engel

Një burrë 50-vjeçar nga Shtimja dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa viktima ndodhet nën përkujdesjen e autoriteteve.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti është raportuar më 21 gusht, rreth orës 15:30, nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

banner

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit në Shtime, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë dhe 23 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar dy raste penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
“Dhunë në familje”

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa policia ka intensifikuar kërkimet për kapjen e të dyshuarit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy