Edon Zhegrova është afër transferimit te Juventusi

by Nexhat

Juventusi tashmë ka marrë miratimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova dhe tani janë duke negociuar me Lille për një marrëveshje që pritet të arrijë në shifrën 18-20 milionë euro.

Zhegrova shihet si një lojtar që mund të luajë në disa pozicione – në krah, pas sulmuesit apo edhe si sulmues i dytë.

banner

Trajneri Igor Tudor e vlerëson shumë dhe e sheh si element kyç për projektin afatgjatë të Juventusit

Për ta mbyllur marrëveshjen, klubi duhet fillimisht të përfundojë largimin e Nico Gonzalez drejt Atletico Madridit

Ky transferim pritet të sjellë të ardhurat e nevojshme për ta finalizuar blerjen e kosovarit.

Lille është e gatshme ta shesë lojtarin, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2026 dhe rrezikon të largohet si lojtar i lirë.

Ndërkohë, Marseille dhe disa klube të Premier Ligës mbeten në prapaskenë, por Zhegrova e dëshiron Juventusin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy