FERIZAJ/ Arrestohet një person për vjedhje, i sekuestrohen trotinetë dhe biçikleta me vlerë mbi 4 mijë euro

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në këtë qytet.

I dyshuari B. T., 28-vjeç, gjatë periudhës 1 korrik – 19 gusht 2025, kishte kryer disa vjedhje në banesa dhe objekte banesore në Ferizaj. Nga hetimet është vërtetuar se ai ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4 mijë e 220 euro, të cilat më pas i kishte shitur tek persona të tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

banner

Policia ka bërë të ditur se sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërkohë, ndaj dy personave të tjerë, G. B., 33-vjeç dhe B. H., 25-vjeç, është iniciuar rasti penal për veprën “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kishin pranuar se ishin në dijeni për origjinën e sendeve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura të tjera hetimore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy