“Gazzetta dello Sport”: Edon Zhegrova, prioritet për Juventusin

by engel

Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Kosovës dhe i Lille-it, Edon Zhegrova, është bërë një nga objektivat kryesorë të Juventusit në këtë afat kalimtar.

Gazeta shkruan se emri i Zhegrovës është ngjitur në krye të listës së bardhezinjve, të cilët po punojnë në një sërë lëvizjesh transferimi për të përforcuar repartin ofensiv.

banner

Situata lidhet edhe me largimin e argjentinasit Nico Gonzalez, i cili pas vetëm një viti pritet të largohet nga Torino. Ai ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, por ky transferim do të konkretizohet vetëm pasi spanjollët të sistemojnë mbrojtësin Molina.

Në ndërkohë, Juventus ka gjetur te Zhegrova profilin ideal për të zëvendësuar Gonzalez-in. Transferimi i kosovarit shihet i lidhur edhe me kalimin e Arthur te Gremio, çka do të hapte hapësira në skuadër për përforcime të reja.

Italianët raportojnë se krahas Zhegrovës, bardhezinjtë po shohin edhe mundësinë për të afruar Kolo Muanin, por prioritet mbetet lojtari i Lille-it, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij si në klub ashtu edhe në përfaqësuesen e Kosovës.

Burimi i lajmit: https://www.facebook.com/share/p/16GR7hgcEL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy