Gjenden mbetje eshtërore në Klinë, dyshohet për viktimë të luftës së viteve 1998-1999

by engel

Njësitë e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe institucionet tjera kompetente, kanë gjetur mbetje eshtërore në komunën e Klinës. Dyshohet se ato i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Mbetjet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML, ku do t’i nënshtrohen analizave të detajuara për identifikim dhe përcaktim të rrethanave të vdekjes.

banner

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit, me qëllim që të ndihmohet procesi i identifikimit dhe sqarimit të fatit të personave të zhdukur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy