GJILAN/ Policia konfiskon armë dhe substanca narkotike 

by Nexhat

Policia në Gjilan brenda një jave ka ndërmarrë disa veprime operative dhe hetimore, duke identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar dhe konfiskuar armë dhe mjete të tjera.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gatë këtyre veprimeve janë sekuestruar: Katër raste armësh, pistoleta dhe 29 fishekë, tetë raste posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, dy raste armësh të ftohta (thikë),  një rast shufre metalike,

banner

Policia thekson se veprimet janë pjesë e përkushtimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet që bien ndesh me ligjin.

Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes numrit 192, email-it info@kosovopolice.com ose pranë stacionit më të afërt të policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy