Granit Xhaka zbulon prapaskenat e transferimit te Sunderlandi

by Nexhat

Granit Xhaka ka rrëfyer për herë të parë detajet e marrëveshjes që e riktheu në Premier League, këtë herë me fanellën e Sunderlandit.

Pas debutimit të tij të shkëlqyer në fitoren 3:0 ndaj Ëest Ham United, kapiteni i Zvicrës tregoi momentet që e bindën për këtë hap të madh në karrierë.

banner

Xhaka tha se gjithçka nisi një natë vonë, teksa po përgatitej për gjumë.

“Në orën 23:00, një numër zviceran u shfaq në telefonin tim. Isha gati për të fjetur, kur dëgjova: ‘Përshëndetje, jam Kyril, pronari i Sunderlandit’. Mendova se ishte shaka, pasi agjenti im ishte në Amerikë. Pas pak minutash, agjenti më kontaktoi së bashku me drejtorin sportiv dhe Kyrilin, dhe aty e kuptova se gjërat po bëheshin serioze,” zbuloi Xhaka.

“Thashë me vete, Granit duhet ta bësh këtë. Klubi po vinte nga një situatë që më kujtoi fillimet e prindërve të mi – nga e para. Ky pasion këtu është i sinqertë. Nuk do të pendohem kurrë për këtë vendim, çfarëdo që të ndodhë”, theksoi reprezentuesi shqiptar i Zvicrës.

32-vjeçari, tashmë i emëruar kapiten i Sunderlandit, shprehet i bindur se kjo përvojë do ta ndihmojë në fazën e re të karrierës së tij dhe synon të udhëheqë klubin drejt sukseseve të mëdha në Premier League

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy