Imri Ahmeti: Lipjani ka dëshmuar qeverisje të mirë e transparente

by informim peje

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se sonte ka takuar familjen e Sanije Gashi-Mehmetit në Gllogovc, së bashku me miq dhe mbështetës.

Ai tha se në këtë takim u diskutua për progresin, investimet dhe ndryshimet e mëdha që janë bërë në çdo lokalitet të komunës, si dhe për planet e ardhshme.

banner

“Lipjani ka dëshmuar qeverisje të mirë dhe transparente, të vlerësuar nga monitorues vendor dhe ndërkombëtar, dhe kjo arrihet vetëm me punë të përgjegjshme”, shkroi Ahmeti.

Sipas tij, angazhimi i Sanije Gashi-Mehmetit në ekipin e tij sjell energji të re dhe garanton një zë të rëndësishëm në Asamblenë Komunale. Ai shtoi se përvoja e saj në organizata joqeveritare dhe puna me gratë në terren e bëjnë një kandidate që meriton mbështetje të gjerë.

“Lipjani nuk ka kohë për kthim pas e as për eksperimente; ne vazhdojmë me punë për Lipjanin që e duam!”, përfundoi Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy