Kryetari i Lipjanit dhe njëkohësisht kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë ka prezantuar një pjesë të ekipit që do të garojnë për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Në një postim në profilin e tij në facebook, ai ka ndarë një foto së bashku me kandidatët, duke e cilësuar ekipin si “fantastik” dhe plot energji për të ardhmen e qytetit.
“Me Anilën, Fadilin, Ajkunën, Skendën, Mimozën, Fatonin dhe Gentin – një selfie me ekipin e mrekullueshëm të kandidatëve për Asamble nga qyteti i Lipjanit! Energji, buzëqeshje dhe besim për Lipjanin që e duam”, ka shkruar ai.