Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, njëheri edhe kandidat nga LDK-ja për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet vendore të 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka vizituar familjen e kandidates nga partija e tij (LDK) për Asamble, Fatbardha Hajdari
Një një postim në rrjetin social, z, Ahmeti shkruan se: ” Fatbardha, vetëm 18 vjeçare, është kandidatja më e re në listën tonë. Energjia, guximi dhe vendosmëria e saj për të përfaqësuar rininë dhe bashkëvendësit e saj janë një garanci se zëri i të rinjve do të dëgjohet fuqishëm në Asamble”
Ai iu drejtua të pranishmëve se me mbështetjen tyre , Fatbardha do të jetë shembull i gjeneratës së re që guxon të marrë përgjegjësi për të ardhmen.