Kanceri i gjirit: Zbulohet sensori i diamantit për diagnozë më të saktë

by informim peje

Sensorë të vegjël me bazë diamanti mund të ndihmojnë në përcaktimin nëse kanceri i gjirit është përhapur në nyjet limfatike aty pranë, thanë studiuesit.

Shkencëtarët britanikë kanë krijuar një mënyrë të re për të gjurmuar rrugën malinje të kancerit të gjirit nëpër trup – duke përdorur diamante.

banner

Kur kanceri përhapet, ndalesa e tij e parë shpesh janë nyjet limfatike aty pranë. Mjekët zakonisht përdorin gjurmë radioaktive ose ngjyra fluoreshente për t’i bërë qelizat kancerogjene të dukshme dhe për të identifikuar se sa shumë është metastazuar sëmundja.

Por këto qasje kanë disa të meta: Disa pacientë janë alergjikë ndaj ngjyruesve dhe disa spitale nuk janë të pajisura për masat paraprake shtesë të kërkuara gjatë trajtimit të materialeve radioaktive.

Tani, studiuesit kanë ndërtuar një lloj të ri sensori që thonë se ofron një alternativë jo-toksike dhe jo-radioaktive.

Gjatë ose para operacionit të kancerit të gjirit, ata thanë se mjekët mund të injektojnë një lëng gjurmues magnetik në tumorin e një pacienteje. Lëngu më pas udhëton drejt nyjeve limfatike, së bashku me qelizat kancerogjene të metastazuara.

Për të gjurmuar lëngun dhe për të identifikuar se cilat nyje duhen hequr kirurgjikalisht, mjekët do të mbështeteshin në një sensor fushe magnetike me një diamant të vogël në majë, thanë studiuesit. Diamantet kanë qendra boshllëqesh azoti, ose qendra ngjyrash, që mund të ndiejnë fushat magnetike.

Këto qendra ngjyrash “lejojnë që diamanti të zbulojë ndryshime shumë të vogla në fushën magnetike dhe t’u japë diamanteve një ngjyrë rozë të këndshme”, tha në një deklaratë Gavin Morley, një nga autorët e studimit dhe profesor i fizikës në Universitetin e Warwick.

Ekipi i Morley-t e uli majën e sensorit në vetëm 10 milimetra, gjë që sipas tyre e bën atë sensorin e parë prej diamanti që është në gjendje të gjejë lëng gjurmues magnetik, ndërkohë që është ende mjaft i vogël për t’u përdorur në operacione.

Studiuesit i publikuan gjetjet e tyre në revistën Physical Review Applied. Ata nuk zbuluan ndonjë financim nga Endomagnetics Ltd, e cila prodhon gjurmuesin magnetik që përdorën.

Dr. Stuart Robertson, një kirurg i kancerit të gjirit në Angli, tha se sensorët magnetikë tani përdoren rregullisht për të identifikuar nëse kanceri i gjirit është përhapur.

Qasja e re, tha ai, mund të ndihmojë në “optimizimin e mëtejshëm të teknologjisë magnetike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy