Kërçova n’zi/ Një shkollë njofton për vdekjen tragjike të dy nxënëseve: Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd

by Nexhat

Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë njoftohet për humbjen tragjike të dy nxënëseve të kësaj shkolle, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Nga shkolla kanë shprehur ngushëllimet për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

banner

Postimi:

Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.

Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!

U prehshin në paqe!

Me respekt dhe pikëllim të thellë,

Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy