Kusari alarmon për cenzurën në RTK: Redaktorët që e ngritën zërin për paga dhe e sfiduan pushtetin, janë larguar nga prezantimi i lajmeve

by Nexhat

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka alarmuar për një censurë të frikshme në RTK.

Ajo ka thënë se redaktoret që e kanë ngritur zërin për çështjen e pagave, dhe ata që kanë sfiduar pushtetin, janë larguar nga prezantimi.

banner

Postimi:

Nivel i ri i cenzurës në RTK, nivel i frikshëm

Ju njoftoj me një zhvillim tejet shqetësues: cenzurë alla Orbaneske në RTK

Sot, bashkë me paga, redaktoret të cilat e kanë ngritur zërin publikisht dhe i kanë kërku pagat, në mënyrë flagrante dhe arbitrare, pa asnjë vlerësim, pa i konsultuar, përmes një urdhëri të shpërndarë në orën 16.00 ne email, është urdhëru largimi i tyre nga prezantimet e lajmeve nga shtatori. Arsyeja tjetër është se këta moderatorë e kanë sfidu pushtetin në intervista duke iu bë pyetje me interes të përgjithshme e jo duke i përkëdhelë.

Pra, ne publiku nuk do t’i shohim fytyrat e moderatoreve të lajmeve të ores 17.00 dhe 23.00 si dënim për pavarësinë e tyre redaktoriale.

Kjo është cenzurë me motive të pastra politike.

Është vikend, kështu që këtë teme duhet me e ndjeke fuqishëm nga e hëna derisa cenzura të dokumentohet me evidencë. Evidenca ekziston, ashtu siç ekziston lidhja kauzale e pasojave që do të bartin redaktorët për shkak të qëndrimeve të tyre publike.

Urdhëri politik cenzurues iu ka dërgu me email, të premten në ora 16.00, që me u siguru me iu shkatërru vikendin punëtorëve të cilët kanë gati një muaj që s’janë pagu.

Unë do t’i monitoroj lajmet e orës 17.00 dhe 23.00 çdo ditë dhe do t’a evidentoj dhe dokumentoj cenzurën këtu në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy