Man Utd dhe Man City në garë për transferimin e madh

by Nexhat

Manchester United është në bisedime për të rrëmbyer një përforcim të ri para syve të Manchester Cityt, raportojnë mediat ndërkombëtare. 

“Djajtë e Kuq” kanë bërë transferime të rëndësishme këtë verë, por raportet e fundit thonë se janë duke punuar për një tjetër transferim, i cili gjithashtu është në radarët e rivalëve të qytetit. 

banner

Pozicioni i portierit te City ka qenë temë diskutimi gjatë gjithë verës, me Ederson që pritet të largohet para përfundimit të kontratës në verën e ardhshme. 

Braziliani është lidhur ngushtë me Galatasaray, ndërkohë që City ka pasur interes për Gianluigi Donnarumman e PSG-së, mes një ngërçi kontraktual. 

Kjo, megjithëse City pagoi 27 milionë europër të rikthyer James Trafford, i cili debutoi me një ndeshje pa gola ndaj Wolves fundjavën e kaluar. 

Gazetari Sacha Tavolieri raportoi se City është tërhequr nga Donnarumma për shkak të kërkesave të larta të PSG-së dhe po shqyrton një alternativë më të lirë, portierin 23-vjeçar të Royal Antwerp, Senne Lammens. 

Ndërkohë, sipas Fabrizio Romano, Manchester United tashmë është përpara në garë për nënshkrimin e portierit belg, duke negociuar me Antwerp dhe duke u afruar me marrëveshjen për kushtet personale. 

Andre Onana ka rezultuar i pasigurt që nga transferimi nga Interi, duke bërë disa gabime vendimtare në ndeshje të mëdha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy