Matoshi e VV-së tenton të përzihet në punët e PZAP-së: S`ka akt më të madh patriotik se mos-certifikimi i Listës Serbe

by Nexhat

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, i ka dalë punë të merret me certifikimin e Listës Serbe.

Ajo ka tentuar të përzihet në punët e PZAP-së, duke ju bërë presion gjyqtarëve që do të vendosin për këtë çështje.

banner

Në profilin e saj në “Facebook”, Matoshi ka shkruar se këtë shans historik e kanë në dorë tre gjyqtarë në PZAP.

“Nuk ka akt më t’madh patriotik se mos-certifikimi i Listës Serbe. Këtë shans historik e kanë në dorë tre gjyqtarë në PZAP! Në k’si raste mirë o me i ra ne mend për Afrim Bunjakun dhe Enver Zyberin”, ka shkruar Matoshi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy