QUINT-i dhe BE-ja me reagim të përbashkët për mos certifikimin e “Listës Serbe”

by engel

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me procesin e regjistrimit të partive politike për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke shprehur shqetësim për përpjekjet e disa aktorëve politikë që synojnë të kufizojnë konkurrencën mes partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë.

Në deklaratë theksohet se çdo përpjekje për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet themelore demokratike dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.

banner

“Ne presim që qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga çdo veprim që mund të ndikojë në pengimin e regjistrimit të partive politike,” thuhet në reagim, ku theksohet se të gjitha procedurat duhet të zhvillohen në përputhje të plotë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Gjithashtu, QUINT-i dhe BE-ja i bëjnë thirrje palëve të prekura që të përdorin në mënyrë të plotë mekanizmat ligjorë, përfshirë Panelin për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, për të kërkuar zgjidhje nëse ndihen të dëmtuara.

Kjo është deklarata e plotë:
Deklaratë nga QUINT dhe BE-ja mbi regjistrimin e partive për Zgjedhjet Lokale
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar konkurrencën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale më 12 tetor. Çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës.
Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy