Qytetarët që po udhëtojnë përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë po përballen me pritje të gjata, të cilat sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit arrijnë deri në 1 orë e 20 minuta.
Edhe në pikën kufitare të Merdares ka vonesa, por më të lehta – pritjet aktualisht shkojnë deri në 40 minuta. Në pikat tjera kufitare situata paraqitet normale, me qarkullim të zakonshëm.