“Hajde, mos rri anash” – Uran Ismaili fton qytetarët në një takim ndryshe: Të dielën nga ora 5, në parkun e qytetit

by informim peje

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të komunikuar me qytetarët.

Ai ka telefonuar personalisht disa nga të regjistruarit në platformën www.kohaperprishtinen.com, për t’i ftuar në një aktivitet që do të mbahet të dielën, nga ora 17:00, në Parkun e Qytetit.

banner

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili ndau një pjesë nga biseda me një vullnetare, duke e ftuar të merrte pjesë në këtë takim. Ftesa është e hapur për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Aktiviteti i së dielës do të jetë një hapësirë e hapur, ku qytetarët do të kenë mundësi të takohen me Ismailin, të diskutojnë dhe të kalojnë kohë së bashku në një atmosferë të këndshme me pije, ushqim dhe muzikë.

“Të dielën prej orës 5 në Parkun e Qytetit takohemi për Prishtinën. Hajde, mos rri anash,” tha Ismaili.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy