Moment i paharrueshëm: Anton Quni pritet në audiencë private nga Papa Leo XIV

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka përjetuar sot një ditë të veçantë dhe të paharrueshme. Në një audiencë private, ai së bashku me bashkëshorten e tij Mirjanën, u prit nga vetë Shejntëria e Tij, Papa Leo XIV.

Quni e përshkroi këtë takim si një përvojë të thellë shpirtërore, të mbushur me frymëzim dhe energji pozitive. “Ishte privilegj dhe bekim të ndanim disa momente me Papën. Urtësia dhe qetësia që përcolli na dhanë një ndjenjë të jashtëzakonshme paqeje e shprese”, u shpreh ai.

banner

Deputeti shtoi se ndihet thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të rrallë, duke e cilësuar takimin si një bekim që do ta mbajë gjatë në kujtesë.

Ngjarja ngjalli emocion dhe gëzim, jo vetëm për Qunin dhe familjen e tij, por edhe për shumë qytetarë që e kanë përcjellë këtë lajm, duke e parë si një moment të rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Kosovës para një figure të madhe shpirtërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy