Kryetari i degës së LDK-së në Deçan dhe njëherësh kandidat për kryetar komune, Jeton Mushkolaj, ka vlerësuar lart figurën e futbollistit të njohur Albert Dabiqaj – kampion i Kosovës me FC Dritën.
“Me kampionin e Kosovës në futboll, lojtarin e kampiones aktuale, Albert Dabiqaj, Deçani e dëshmon fuqishëm: jemi tokë kampionësh!”, ka shkruar Mushkolaj, duke e cilësuar Dabiqajn si shembull frymëzimi për të rinjtë.
Në mesazhin e tij, Mushkolaj theksoi se koha e neglizhencës ndaj sportit ka marrë fund. Ai premtoi mbështetje të fuqishme për klubet sportive deçanase që të rikthehen në ligat elitare, duke i kthyer sportistët në krenari të qytetit.
“Ky qytet ka nxjerrë legjenda dhe do të vazhdojë të kultivojë yje të rinj – me përkrahje të palëkundur dhe vizion të qartë!”, tha ai, duke e cilësuar Deçanin si “zemër që rreh për fitore”.
Me emra si Albert Dabiqaj dhe brezat e rinj që po rriten, Deçani do të bëhet identitet i sukesit dhe fitoreve – jo vetëm në sport, por edhe në sukseset e komunës.