Ngrënia para gjumit s’është më tabu – Këto fruta janë mik i gjumit

by informim peje

Pak ushqim mund të ndihmojë të bëni gjumë më të mirë, për sa kohë që nuk përmban kafeinë ose shumë sheqer. Rekomandimet janë që të hani ushqime që janë të lehta për stomakun.

Kivi

banner

Kivi ka pak kalori dhe ka vitaminë C dhe E, si dhe antioksidantë. Kërkimet tregojnë se ngrënia e dy kivive një orë para gjumit për katër javë rresht mund të shkurtojë kohën që ua merr deri të flini dhe të zgjasë orët e gjumit.

Mund t’i hani vetëm kivit, ose t’i përzieni ata me kos.

Qershitë

Qershitë përmbajnë melatoninë dhe polifenole, dhe në disa studime lëngu i qershive ka treguar një efekt pozitiv për cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, veçanërisht te njerëzit me pagjumësi.

Nëse zgjidhni frutën në vend të lëngut, do të merrni më pak sheqer. Rekomandohen 150 gramë qershi të freskëta në mbrëmje.

Ananasi

Ananasi është i lehtë për stomakun dhe përmban vitaminë C, mangan dhe pak magnez. Ngrënia e kësaj frute stimulon sintezën e hormonit të gjumit.

Rekomandohet një gotë ananas dhe një apo dy orë para gjumit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy