“Pa kompromis territorial” – Zelensky sfidon thirrjet për marrëveshje me Rusinë

by informim peje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e bëri të qartë se nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit ukrainas në këmbim të “paqes” me Rusinë.

“Vetëm me Ukrainën mund të garantohet siguria e vendeve demokratike”, tha ai gjatë aktiviteteve për Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës, duke theksuar se qëndrueshmëria e rendit ndërkombëtar varet nga respektimi i kufijve dhe sovranitetit të shteteve.

banner

Deklarata e liderit ukrainas vjen në një moment kur në arenën ndërkombëtare po shtohen zërat që nxisin arritjen e një marrëveshjeje paqeje përmes kompromisit territorial.

Së fundmi, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugjeruar në një deklaratë se në një fazë të caktuar të luftës, Ukraina dhe Rusia mund të detyrohen të shkëmbejnë territore si pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy