Real Madridi vendos çmimin për largimin e Vinicius Jr – çmimi është i përballueshëm

by engel

Real Madridi ka tronditur tregun e transferimeve duke lënë të hapur mundësinë e shitjes së yllit brazilian, Vinicius Junior, nëse nuk arrihet rinovimi i kontratës.

Sipas Defensa Central, klubi madrilen do të ishte i gatshëm të pranojë një ofertë prej 150 milionë eurosh, shifër që shihet si “çmim i përballueshëm” për klubet më të pasura të Evropës.

banner

Fillimisht, të dyja palët kishin dakordësi për vazhdimin e bashkëpunimit, por negociatat janë bllokuar. Në Bernabeu ekziston frika se lojtari mund të shkojë drejt verës së vitit 2026 me vetëm një vit kontratë, duke rrezikuar që historia e Mbappes të përsëritet – largim pa asnjë dëmshpërblim.

Ndërkohë, pasiguria për të ardhmen e tij është shoqëruar edhe me një rënie të lehtë në formë. Një pjesë e tifozëve janë shprehur kritikë, duke e krahasuar me stabilitetin e Rodrit, fituesit aktual të Topit të Artë. Megjithatë, mbështetja për Viniciusin mbetet e madhe, duke kujtuar rrugëtimin e tij nga një talent i kritikuar në njërin prej sulmuesve më të rrezikshëm në botë.

Në kampin madrilen theksohet se “asgjë nuk është vendosur”, por nëse nuk arrihet rinovimi, klubi është i gatshëm ta shesë për 150 milionë euro, duke mos rrezikuar humbjen e tij me parametra zero.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy