Tre të arrestuar në Prizren pas një sulmi ndaj gjashtë personave – sekuestrohet një armë zjarri

by engel

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi ata dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht gjashtë qytetarë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si dhe një karikator. Me vendim të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy